Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 30-vjeçari
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë Dorjan Plloçin banues në Bulqizë.
30-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë të rendit publik në Maminas për shkak të detyrës.
Ai akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë./tvklan.al