“Goditja e fundit”/Sekuestrohen 65 kg drogë, 2 në pranga 1 në kërkim


“Goditja e fundit”/Sekuestrohen 65 kg drogë, 2 në pranga 1 në kërkim

16:39 10/09/2016

“Final blow”

 është operacioni i koduar i policisë së Lezhës, që çoi në sekuestrimin e plot 65 kilogramëve kanabis, asgjësimin e 50 bimëve të tjera, si dhe sekuestrimin e një pushke model 63.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë 2 persona, ndërsa një tjetër është shpalluar në kërkim.

Të arrestuarit janë 55 – vjeçari, Luigj Zefi dhe 22 – vjeçari Elton Pëllumbi, ndërsa në kërkim është shpallur babai i këtij të fundit, 47 – vjeçari P.P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Elton Pëllumbit dhe babait të tij, banues në Ishull – Shëngjin, policia gjeti dhe sekuestroi 65 kilogramët e kanabisit, të paketuara në 9 thasë.

Ndërsa në afërsi të banesës së Luigj Zefit, gjithashtu banues në Ishull – Shëngjin, efektivët e policisë gjetën dhe asgjësuan 50 bimë narkotike, si dhe armën e zjarrit./tvklan.al






Të ngjashme