Goditja e paligjshmërisë, 22 të arrestuar vetëm javën që lamë pas
Javën që lam pas, policia bën me dije se ka vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, të ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Sa i përket parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Janë kryer 2.558 kontrolle në terren, ku u evidentuan 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 20 autorë.
Nga këta, 11 janë arrestuar, 2 janë shpallur në kërkim dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, policia thotë se, në të gjithë vendin janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë proceduar 35 autorë nga të cilët, 8 janë arrestuar në flagrancë, 25 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin ka nisur operacioni “Roja e Gjelbër”. Gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 5 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 11 raste me 11 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme./tvklan.al