Goditja e rrjetit të kokainës/ Ministri Xhafaj: Suksesi i dytë i “Forcës së Ligjit” në Shkodër
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përgëzuar Policinë e Shkodrës për goditjen e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në një lokal nate në Bërdicë, ku u arrestuan 7 persona.
Një tjeter sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkēkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër. @PuneteBrendshme
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) February 4, 2018
Suksesi i dytë i operacionit “Forca e Ligjit” brenda pak muajsh në Shkodër, e ka konsideruar ministri Xhafaj aksionin e djeshëm të uniformave blu.
Përgëzime për përkushtimin&profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) February 4, 2018
“Një tjeter sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkēkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër.
Përgëzime për përkushtimin&profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë”
, shkruan ministri i Brendshëm në Twitter. /
tvklan.al