Godo për Kosovën – (27 Shkurt 1999)


Godo për Kosovën – (27 Shkurt 1999)

16:35 27/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Republikani Godo e ka cilësuar shumë të rrezikshme pas Ramuje deri në takimin e 15 Marsit. Dislokimi i forcave ushtarake serbe ne kufi të Kosovës u shpreh ai, është një manovër e re e Millosheviçit, për të injoruar rezultatin e paqes. Duke përcjell mendimin e Partisë Republikane, Godo ka nënvizuar se prania e forcave të Natos në Kosovë, lehtëson arritjen e paqes, e mbi të gjitha është e vetmja garanci për marrëveshjen e arritur.

Partia Republikane ka mbështetur sot qëndrimet e qeverisë shqiptare si dhe ka kërkuar prej saj dhe forcave politike në shqipëri e Kosovë mirëkuptim politik dhe vetëdije të plotë kombëtare.

Ndërkohë republikanët mbështesin inisiativën e Partisë Demokratike për organizimin e një tryeze të re politike për Kosovën. Në ka përfunduar Godo duhet ti tregojmë komunitetit ndërkombëtar se vazhdojmë të jemi të unifikuar në qëndrimet tona./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme