Gola spektakolarë në Europa League
Champions League është turneu më i bukur për klube në kontinent. Por këtë vit më shumë spektakël dhuroi edhe Europa League. Në fazën e grupeve u shënuan 389 gola.
UEFA përzgjodhi 10 dhe i publikoi në profilin e turneut në Twitter. Spektakli nuk është parë vetëm tek ekipet me emër, por edhe te surprizat si Sarpsborg. 20-vjeçari, Tobias Heintz dha spektakël në sfidën me Besiktas.
Ndërsa, Lazaros Christodoulopoulos i Olympiacos u përpoq të imitonte Cristiano Ronaldo me golin ndaj Dudelange. Në fazën e grupeve u panë gola tepër të bukur nga distanca pas aksioneve perfekte.
I tillë ishte goli i Roque Mesa i Sevilla apo Mijat Gacinovic i Eintracht Frankfurt.
Tv Klan