Goli i Seferit nuk arriti të rikthejë ekipin te fitorja
Taulant Seferi nuk arriti të rikthejë ekipin e Uohlen te fitorja me golin e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës po lufton për të qëndruar në ligën e dytë në Zvicër.
Uohlen u mund 4 – 3 Kiaso. Gjithsesi ky është një gol i rëndësishëm për Taulant Seferin, i cili është pjesë e Kombëtares Shpresa.
Kartoni i 21-vjeçarit zotërohet nga Jang Bojsi, që e ka huazuar te Uohlen për gjysmën e dytë të sezonit.
Tv Klan