Goli më i bukur i vitit, FIFA shpall kandidatët
FIFA shpalli kandidatët për golin më të bukur të vitit, ku nuk mungojnë lojtarë të njohur si Lionel Messi, Neymar, Niguez apo Robbson-Kanu. Në këtë listë nuk janë Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimovic. Pjesa më e madhe janë lojtarë të panjohur.
Votimi nisi dhe faza e parë do të jetë deri më 2 Dhjetor ku do të publikohen 3 kandidatët finalistë. Përzgjedhja do të kalojë në një tjetër fazë, që do të zgjasë deri më 9 Janar, pak para dorëzimit të çmimit Pushkash nga FIFA. Mes golave më tërheqës është edhe i një lojtareje të re. 17-vjeçarja nga Venezuela, Daniuska Rodriguez realizoi me përfaqësuesen U17 në takimin me Kolumbinë.
Në këtë listën e përzgjedhur janë të përfshirë gola nga kampionati i Malajzisë apo i Suedisë. FIFA do të shpërndajë vlerësimet e saj këtë vit, përfshi lojtarin më të mirë, pasi është ndarë nga revista “France Football” që jep Topin e Artë./TvKlan