Gomone me drogë drejt Italisë, zbulohet emri i të riut nga Vlora
Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy skafistëve, të arrestuar të premten në Leçe. Ata u kapën ndërsa kishin arritur në brigjet italiane me një gomone të mbushin me kanabis.
Të arrestuarit janë: italiani 68-vjeçar Cosimo Pellegrino dhe shqiptari 29-vjeçar Engjëllush Mukaj.
Në gomone ata kishin fshehur 761 kg marijuanë.
Anije patrullimit të Guardia di Finanza e pikasi gomonen gjatë një kontroll rutinë. Autoritetet kanë bllokuar edhe dy telefonat celularë të skafistëve nga ku shpresojnë të gjejnë informacione për grupin kriminal./tvklan.al