Gomonia e kapur në Vlorë – (11 Mars 2000)


Gomonia e kapur në Vlorë – (11 Mars 2000)

10:31 11/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kapet një gomone me 36 klandestinë në bord. Policia vlonjate dhe Guardia di Finanza, kanë bllokuar sot në mëngjes në gjirin e Vlorës, një gomone tepër të fuqishme me tre motorrë.

Gomonia me klandestinët brenda sapo kishte nisur rrugëtimin kur është pikasur nga rojet detare. Motovedetat e Guardias pasi janë vënë në ndjekje gomones e kanë arritur atë dhe e kanë sekuestruar. Po në momentin e ndalimit të gomones, policët vlonjatë  dhe ata të Guardias janë qëlluar me automatikë nga disa persona në një gomone tjetër. Pas kundërpërgjigjes së policëve të panjohurit që qëlluan janë larguar. Më pas gomonia nisët për në ishullin Sazanit ku janë të sekuestruara edhe të tjera.

Klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës, ndërsa 3 skafistët arrestohen dhe mbahen në qelitë e burgut. Rasti i sotëm i kthimit mbrapsht dhe më pas sekuestrimit të një gomone me klandestinë në bord vjen pas disa tentativave të tjera javën e kaluar që janë bllokuar nga rojet bregdetare./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme