“Google” ndryshon logon, ja arsyeja
“Google” ka paraqitur sot një logo të re gri, ku prapa qëndron Karl Landsteiner me disa provëza, të cilat janë emërtuar me lloje të ndryshme të grupeve të gjakut: O, A, B dhe AB.
Zbuluesi i grupeve të gjakut, Karl Landsteiner ka lindur në Vjenë më 14 qershor 1868. Babai i tij, Leopold Landsteiner, njw doktor i mjekësisë ligjore, vdiq kur Karli ishte vetëm 6 vjeç.
Karl Landsteiner me një numër bashkëpunëtorësh, kishte publikuar në shumë gazeta gjetjet e tij në anatomi, patologji dhe imunologji.
Në 1901, ai zbuloi ekzistencën e llojeve të gjakut A, B,AB dhe O dhe se njerëzit me përputhje gjaku mund të kryenin transfuzione gjaku. Transfuzioni i parë i suksesshëm i gjakut ka ndodhur në vitin 1907, si rezultat i punës së tij.
Gjithashtu, Karl Landsteiner ka meritën edhe me hedhjen e bazave te zbulimit të virusit të poliomielitit, i cili shpëtoi jetën e mijëra njerëzve. /
tvklan.al