Grabisin me armë zyrën postare, në pranga 2 të rinj shqiptarë


Grabisin me armë zyrën postare, në pranga 2 të rinj shqiptarë

07:51 22/10/2016

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për grabitjen e një zyre postare, në Korrik të këtij viti.

Pas një hetimi nga ana e policisë ata kanë bërë të mundur të identifikojnë dy 21-vjeçarët shqiptarë, duke u bazuar edhe në përshkrimet fizike që dëshmitarët kishin dhënë.

Dy të rinjtë rezidentë në Valdelsa, kanë grabitur me dhunë dhe nën kërcënimin punonjësit e zyrës postare, ku dyshohet se kanë marrë një shumë rreth 500 euro dhe më pas janë larguar me makinë./tvklan.al






Të ngjashme