Grabit rreth 2 milionë lekë në dyqan, arrestohet 18-vjeçari


Grabit rreth 2 milionë lekë në dyqan, arrestohet 18-vjeçari

09:50 06/08/2016

Një i ri ka rënë në pranga të policies, pasi ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në Durrës, në një market, me administrator S.G. 48 vjeç.

Sipas policisë, për këtë ngjarje është arrestuar Klaudio Qamilja 18 vjeç, banues në Durrës, i cili ka vjedhur shumën prej 228.000 lekë(të reja).

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij, si dhe sekuestrimin e 195.000 lekëve në cilësinë e provës materiale./tvklan.al






Të ngjashme