Grabiten zyrat e myftinisë
Persona te paidentifikuar nga policia kanë vjedhur gjatë natës së kaluar myftininë e Elbasanit.
Në zyrat e myftinisë ata kane hyrë me anë të një leve duke thyer derën.
Sipas policisë, janë marrë 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa grabitësit nuk kanë mundur të hapin kasafortën që ndodhej ne zyre.
Myfti i Elbasanit, Agim Duka tha se vjedhja është zbuluar në orët e para të mëngjesit nga një besimtar dhe se në zyra nuk mungon asgjë tjetër veç 200 mijë Lekëve të vjedhura. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tv Klan