Grabitësit sulmojnë me thikë Ozil
Mesut Ozil ra pre e një tentative grabitje mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Londrës. Ylli i Arsenalit po udhëtonte me makinën e tij “Mercedez Benz G Class” kur papritur është rrethuar nga dy persona me motorë që mbanin në duar thika. Turko-gjermani ishte së bashku me shokun e tij të skuadrës Sead Kolasinac.
Ky i fundit nuk është trembur aspak dhe ka nisur të përleshet me dy grabitësit dhe i dha mundësinë Ozil që të largohej tek një restorant aty afër për të kërkuar ndihme. Pasi e panë që Kolasinac nuk kishte plan që të sprapsej, grabitësit janë detyruar që të largohen.
Asnjeri prej futbollisteve të Arsenalit nuk u lëndua, por ama Messut Ozil është tmerruar jashtë mase. Me shumë mundësi që sot e tutje do të udhëtojë vetëm në praninë e shokut të tij Sead Kolasinac, që me sa duket nuk i ka aspak frikë grabitësit.
Klan Plus