Grabitësit terrorizojnë një familje në Vlorë


Grabitësit terrorizojnë një familje në Vlorë

16:33 01/05/2016

Tre persona të maskuar dhe të veshur me uniformë të ngjashme me ato të policëve, terrorizuan një familje në Vlorë.

Denoncimi u bë nga Lida Beqiraj, e cila thotë se ata i dhunuan burrin te shkallët. Ajo ndodhej brenda në banesë bashkë me djalin e saj 8 – vjeçar, kur autorët kërkonin me forcë të hapej dera.

Ngjarja ka ndodhur natën e së premtes në lagjën “Isa Boletini”. Sulmi u bë në shkallët e katit të gjashtë të pallatit ku banonte familja Beqiraj, pranë teatrit “Petro Marko”.

Policia është vënë në dijeni për rastin, por ende nuk ka një të arrestuar për ngjarjen. Sipas burime thuhet se qëllimi i personave të maskuar ka qenë grabitja.

Tv Klan






Të ngjashme