Grabitet argjendaria/Autorët shqyejnë qepenin me një makinë
Përpara kësaj pamje u gjendën pronarët e kësaj argjendarie mëngjesin e sotëm në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Persona të paidentifikuar përdorën një automjet për të thyer qepenin e njërës prej dyerve, nga ku u futën më pas për të marrë sende me vlerë. Makina me të cilën autorët kanë goditur qepenin dyshohet se ka qenë e vjedhur, pasi u gjet më vonë e braktisur në një distancë të afërt nga zona ku ndodhej argjendaria. Blutë kanë shoqëruar në komisariat disa persona, ndërsa ka marrë deklarimet e disa dëshmitarëve. Gjithsesi ende nuk ka persona të dyshuar mbi autorësinë e kësaj grabitjeje Kjo nuk është hera e parë që argjendari në këtë qytet bien pre e grabitjeve. Në të kaluar ka patur disa raste ku edhe pika të këmbimit valutor janë grabitur me armë. Tv Klan