Grabitet biznesi i lëndëve të ndërtimit


Grabitet biznesi i lëndëve të ndërtimit

20:00 30/06/2016

Pronari i një biznesi lëndësh ndërtimi në Lezhë ra pre e grabitjes me dhunë nga tre të rinj, të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Shtetasi me iniciale F.K ka qenë pranë biznesit të tij, kur është grabitur nga tre të rinjtë.

Nuk dihet shumë e parave të grabitura, por dyshohet se ka qenë e gjithë xhiroja ditore që është marrë nga grabitësit.

Pasi kanë kryer grabitjen, tre agresorët janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Ford Fokus”. Ndërhyrja e shpejtë e policisë, ka bërë që njëri prej tyre të arrestohet në flagrancë, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej bashkëpunërorëve.

Tv Klan






Të ngjashme