Grabitet dyqani i celularëve
Një dyqan celularësh është grabitur nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.5 të qytetit të Durrësit rreth orës 18:45.
Sipas informacioneve, mësohet se autori kërcënoi punonjësin me thikë, dhe grabiti xhiron ditore të dyqanit të celularëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al