Grabitet gjatë natës posta
Të paktën dy persona grabitën orët e para të së enjtes një degë të postës në Durrës. Sipas policisë, ishte ora rreth orës 04:15, kur autorët thyen njësinë e postës në lagjen Nr.18.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, autoritetet policore nisën hetimet për zbardhjen e saj dhe shoqëruan dy persona si autorë të dyshuar.
Në njoftimin e saj paraprak, Policia e Durrësit thotë se për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japë më shumë detaje për momentin.
/tvklan.al