Grabitet karburanti…punonjësi frikësohet nga fjalët


Grabitet karburanti…punonjësi frikësohet nga fjalët

09:54 17/10/2016

Tiranë-Një pikë karburanti është grabitur ditën e djeshme në kryeqytet. Policia thotë se një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë ka grabitur karburantin, që ndodhet tek rruga “Isuf Elezi”.

Nga përshkrimi i punonjësit të karburantit, 42-vjeçarit H. S bëhet fjalë për një të ri, rreth 25 vjeç. Ai nuk ka pasur armë por ka kërcënuar 42-vjeçarin dhe ka arritur të marrë 8 mijë lekë si dhe një aparat celular. Policia thotë se po punon për të identifikuar autorin.

Ndërkohë një 16-vjeçar është arrestuar në tentativë për të vjedhur një market. I riu me inicialet E. I është kapur mat. Atij i janë sekuestruar telefon i markës “iPhone 4S”, një kapuç, një palë dorashka, një çorape grash, një kaçavidë dhe një çelës fiso. /tvklan.al






Të ngjashme