Grabitet lokali në Gjirokastër


Grabitet lokali në Gjirokastër

12:45 13/08/2018

Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht. Ngjarja u kallëzua nga Adriatik B. dhe Alma M., të cilët punojnë në lokalin që u grabit.

Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin. Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë “iPhone 5S” dhe “Samsung”.

Më pas u larguan në drejtim të paditur. Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

/tvklan.al






Të ngjashme