Grabitet makina e Stalinit


Grabitet makina e Stalinit

08:20 30/12/2019

Vlera e makinës, 2.8 milionë dollarë

Kjo veturë e vjetër klasike tip ZIS-115, e përdorur nga ish-diktatori sovjetik Josif Stalin në fillim të viteve ’50 që ishin edhe vitet e fundit të jetës së tij, është grabitur nga parkingu ku qëndronte prej dekadash në periferinë veriore të Moskës.

Mediat ruse shkruajnë se 6 persona të maskuar shpërthyen në orët e para të së premtes derën e parkingut me një kamion rimorkiues, ku ngarkuan automjetin e blinduar me një peshë prej 4.2 tonë. Vlera e veturës arrinte në 2.8 milionë dollarë.

Por ajo që e bënte më të lehtë grabitjen ishte fakti se një makinë me një vlerë kaq të lartë, ruhej në një garazh të zakonshëm dhe të pambikëqyrur nga rojet dhe masat e sigurisë.

ZIS-115-a e Stalinit ishte prodhim i rrallë i viteve 1949-1955, periudhë në të cilën ishin prodhuar vetëm 56 prototipe. Automjeti i blinduar nuk përshkohej nga plumbat e pushkëve dhe pistoletave nëse qëllohej në një distancë deri 25 metra.

Po ashtu ishte rezistent ndaj shpërthimeve. Megjithëse lajmi është publikuar gjerësisht nga mediat ruse, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Tv Klan






Të ngjashme