Shoqërohen disa të dyshuar për grabitjen e dyqanit të internetit


Shoqërohen disa të dyshuar për grabitjen e dyqanit të internetit

15:40 17/12/2016 https://youtu.be/dzPrXM9aCHo

Dyqani i një kompanie të shërbimeve të internetit, ra pre e një grabitjeje mbrëmjen e të premtes, kur një person i armatosur me pistoletë kërcënoi shitësin dhe i mori një shumë prej 80 mijë lekësh të reja. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur në cilësinë e të dyshuarve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të të premtes, në kryqëzimin e rrugës “Kongresi i Manastirit”, me rrugën Bardhyl.

Shitësi i dyqanit, i ka pohuar hetuesve të policisë se autori ishte një person i veshur me të zeza, rreth 25 vjeç dhe mbante të veshur një bluze me kapuç të zi.

Në fytyrë kishte të hedhur një shall për mos u identifikuar.

Sipas shitësit, agresori mbante me vete një çantë në të cilën futi edhe sasinë e parave të marra në dyqan.

Ekspertët kriminalistë të policisë, nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë në vendngjarje, pasi grabitësi ka vepruar me doreza.

Ndërkaq blutë e komisariatit nr.4 dhe të drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë shoqëruar disa persona të njohur për tendenca të tilla, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve.

Tv Klan






Të ngjashme