Momenti kur me thikë buke, 25-vjeçari grabit 92.800 Lekë
Autori i dyshuar arrestohet pak kohë pas ngjarjes
Një zyrë e cila shërben për dhënien e kredive u grabit mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Korçës. Ishte ora 12:00 kur një 25-vjeçar, me thikë buke në dorë, ushtroi presion psikologjik ndaj punonjësve dhe arriti të merrte një sasi parash nga kjo zyrë, e cila ndodhet në lagjen nr 7.
I riu u arrestua në rrugicat e qytetit pak kohë pas grabitjes. Autoritetet i gjetën atij paratë e vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe thikën me të cilën kreu grabitjen.
Bashkë me njoftimin për mediat, policia shpërndau edhe pamjet e grabitjes, si dhe atë të arrestimit të 25-vjeçarit. /tvklan.al