Grabitet ne Portin e Shëngjinit anija greke “Pelias” (3 Shkurt 1999)


Grabitet ne Portin e Shëngjinit anija greke “Pelias” (3 Shkurt 1999)

12:01 03/02/1999

Kapen grabitësit e anijes greke. Dje rreth orës 13:00 në Shëngjin në afërsi të molit të saj është grabitur një anije transporti e një shoqërie të përbashkët greko-shqiptare, e cila po qëndronte në Radë. Persona të panjohur, të veshur me maska dhe të pajisur me automatik, janë nisur me gomone nga bregu i detit dhe kanë shkuar tek anija greke e quajtur “Pelias”.

Pasi kanë paralizuar rojen e saj kanë terrorizuar ekuipazhin e kësaj anije ku kanë marrë bizhuteritë, orat e unazat dhe kanë shkëputur ndërlidhjen. Kanë marrë telefonat celularë dhe radio e komunikimit të punës së tyre. Pas kontrollit të gabinave me rradhë, kanë marrë të holla dhe një radio Siemens. Menjëherë pas denoncimit shkoi grupi hetimor ku menjëherë u be vendi i këqyrjes së ngjarjes dhe u kryen të gjitha veprimet proceduriale.

Me të njejtën metodë është bërë dhe grabitja e një anije tjetër greke. Forcat e policisë nën drejtimin e Shefit të Komisariatit, Paulin Sterkaj kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjeve, Ardian Preka dhe Fatos Aliaj./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme