Grabitet një firmë ndërtimi, autorët marrin kasafortën
Një firmë ndërtimi ka rënë pre e një grabitje në orët e para të mëngjesit, të kësaj të martë. Me anë të thyerje disa persona kanë hyrë në ambientet ku mbahej kasaforta dhe e kanë marrë nga aty.
Grabitja është konstatuar vetëm kur administrata e firmës së ndërtimit ka filluar punën rreth orës 8 të mëngjesit.
Menjëherë është bërë denoncimi në polici ku mësohet se nga dëshmitë e punonjësve, në kasafortë kanë qenë 14 milion lekë të vjetra. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së objektit si dhe ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë. Deri tani nuk ka asnjë gjurme nga autorët. /TV KLAN