Grabitet pika e dhënies së kredive
Autori mori rreth 100 mijë lekë
Një pikë dhënie kredish është grabitur në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ka marrë nga banaku rreth 100.000 lekë të reja.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.
Tv Klan