Grabiten dy pika karburanti në Tiranë e Krujë
Kjo pikë karburanti në Qafë – Kashar, përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, u grabit rreth orës 3 pas mesnate.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar fillimisht makinën, sikur po u furnizonin me karburant dhe më pas, nën kërcënimin e armëve kanë detyruar punonjësin që t’u tregojë kasafortën.
Për shkak se punonjësi nuk e ka patur çelësin, grabitësit e kanë marrë me vete kasafortën. Në të, sipas dëshmive të dhëna në polici nga administratorët e karburantit, gjendeshin 1 milionë lekë të reja.
Grabitësit janë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit.
Policia po ka seksuetruar pamjet e një numri të madh kamerash sigurie përgjatë autostradës, në përpjekje për të identifikuar autorët.
Rreth orës 01.10 pas mesnate, një grabitje e ngjashme kishte ndodhur në rrugën Krujë – Krastë. Tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti, ku i kanë marrë rreth 10 mijë lekë të reja.
Këto grabitjet vijnë në kohën kur Policia e Shtetit, për të shmangur grabitjet ka kërkuar vendosjen e automateve elektronike për pagesën nëpër karburante, kamera me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe, si dhe të lidhin çdo pikë me sinjal alarmi me sallën e komandimit do të jetë detyrim për këto biznese brenda 6 muajve.
Tv Klan