Grabiti banesën e të riut, pranga autorit 


Grabiti banesën e të riut, pranga autorit 

10:56 23/06/2016

Një 39 – vjeçar nga fshatit Mëzez i Tiranës është prangosur nga policia e Durrësit për akuzën e vjedhjes.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai është Gazmir Picari. Ndalimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, rreth orës 04:00, ai dyshohet se ka vjedhur banesën e 26 – vjeçarit me iniciale P.M., banues në Hamallaj.

Pas mbërritjes në vendngjarje policia bëri të mundur mbledhjen e të gjitha provave dhe pas hetimeve u bë e mundur identifikimin 39 – vjeçarit.

Në cilësinë e provave materiale atij iu gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: një televizor 52 polësh, një laptop, një Ipod, një portofol me një shumë të konsiderueshme parash, ora dore, Usb, 2 telefona celularë.

Policia thotë se Picari është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër pronës./tvklan.al






Të ngjashme