Grabiti borxhliun, gjykatësi lë të lirë shqiptarin

SCIOPERO AVVOCATI FOTO FRANCO SILVI/ANSA

Grabiti borxhliun, gjykatësi lë të lirë shqiptarin

21:18 18/07/2016

Një shqiptar i arrestuar për grabitje, pasi kishte rrahur një person dhe i kishte marrë atij celularin dhe 155 euro, ka mundur t’i tregojë gjykatësit se burri, si sulmuar prej tij i kishte borxh para dhe ai kishte bërë ushtrim arbitrar të kërkesave të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Savona të Italisë dhe mesa duhet shqiptari ia ka dalë mbanë që të bindë gjykatësin, që arrestimi i tij ishte i parregullt.

36-vjeçar shqiptar, ka argumentuar se kërkesa e tij për para ndaj një 57-vjeçari italian, nuk kishte e paarsyeshme. Ai ka deklaruar se italiani i detyrohet 1000 euro për disa punë të papaguara.

Shqiptari ka arritur të gjejë personin dhe e ka grabitur dhe më pas është larguar.

Policia ka ndërhyrë pas një denoncimi për grabitje dhe e ka arrestuar në një lokal.

Po sjellja e shqiptarit për gjykatësin nuk është ajo e një grabitësi, është vetëm ushtrimi arbitrar i kërkesave të tij, që është një krim që nuk parashikon masën e arrestit./tvklan.al






Të ngjashme