Grabitja e 1 milion eurove në pistën e Rinasit, lirohen dy nga 4 të arrestuarit
Gjykata e Lartë ka liruar dy nga 4 të arrestuarit për grabitjen e 1 milion eurove në pistën e Rinasit.
Fadil Jounuzaj dhe Arben Karafili punonjës të kompanisë ICTS e cila menaxhon sigurinë në aeroport iu është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.
Sipas togave të zeza masa e burgut pa afat nuk përshtatet me veprën penale të kryer. Karafili dhe Jonuzaj akuzohen për shpërdorim detyre. Prokuroria dyshon se këta persona kanë neglizhuar detyrën e tyre, duke iu dhënë mundësi grabitësve të grabisin paratë në kohën kur do të kalonin në avion.
Për këtë ngjarje ndodhen në burg Fadil Blloshmi, punonjës i ICTS dhe Kujtim Picari, shoqëruesi i parave nga banka e nivelit të dytë. Këta dy persona nuk kanë bërë ende rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërsa Vangjel Nikolla, zyrtar i aeroportit ndodhet në arrest shtëpie.
Tv Klan