
Grabitja e kasafortës, arrestohet roja e Teatrit Skampa
Roja e Teatrit Skampa në Elbasan ka rënë në prangat e policisë këtë të hënë, për neglizhencë të detyrës. Ai është Sokrat Thano, 48 vjeç banues në këtë qytet.
Arrestimi Thanos, vjen një ditë pasi persona ende të paidentifikuar u futën në zyrën e financieres së këtij institucioni në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe morën 4500 euro që ndodheshin në kasafortën e zyrës së saj.
Këto para, sqaron policia, ishin peronale të financieres të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Grabitësit mësohet se nuk kanë kanë arritur të marrin asgjë nga Teatri Skampa.
Policia sqaron gjithashtu se arrstimi i 48 – vjeçarit Thano u bë pasi ai “
është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre”
.
Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve vijojnë.
/tvklan.al