Grabitja e notarëve amerikanë në Rio, një mashtrim


Grabitja e notarëve amerikanë në Rio, një mashtrim

21:30 19/08/2016

Ai që në në fillim u cilësua si një skandal i vërtetë në Lojrat Olimpike “Rio 2016”, ka rezultuar një mashtrim i madh.

Jo vetëm që nuk pati grabitje ndaj tre notarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jack Conger, Gunnar Bentz dhe Ryan Lochte, por ishin ata që shkatërruan një pikë karburanti në Rio De Janeiro.

Tre sportistët amerikanë denoncuan pak ditë më parë një grabitje, ku sipas tyre ata ishin viktima.

Duke qëndruar në deklaratat e bëra në polici, ata ishin dhunuar dhe i’u ishin marrë paratë dhe sendet me vlerë nga persona të veshur me uniform, menjëherë sapo kishin zbritur nga një taksi.

Kjo ngjarje u përcoll si një dramë e vërtetë, teksa vendosi në lëvizje policinë e Rios.

Kjo e fundit zbuloi se gjithçka ishte një mashtrim dhe janë kamerat e sigurisë së pikës së karburantit që “kryqëzojnë” notarët.

Në videon e publikuar në mediat braziliane, duket qartë se Jack Conger, Gunnar Bentz dhe Ryan Lochte, jo vetëm që nuk janë grabitur, por ishin ata shkaktarë të prishjes së rendit.

Për këtë arsye edhe reagimi ishte i ashpër.

Policia e Rios ndaloi notarët në aeroport, duke i zbritur ata nga avioni që do t’i kthente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamjet bënë xhiron e botës, ndërsa sollën edhe reagimin e Komitetit Olimpik Amerikan.

Ky i fundit ka kërkuar ndjesë për ngjarjen, teksa e ka cilësuar si të rëndë dhe të papranueshme sjelljen e sportistëve të tij.

Tv Klan






Të ngjashme