Grabitja e Pashalimanit, reagon Shtabi i Përgjithshëm i FA
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e konsideron të shëmtuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku u dëmtua një depo armatimi.
Në një reagim për mediat, sqarohet se “
Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit”.
Policia Ushtarake, thuhet në deklaratë referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “
Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme
” si dhe u referuan materiale për veprën penale “
Vjedhje
”.
”Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin, por në të njëjtën kohë siguron se ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare”
, thuhet më tej në reagimin për mediat.
Shtabi i Përgjithshëm i FA thekson se papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.
/tvklan.al