Grabitja në Rinas, Paloka: Nuk ka garanci për sigurinë kombëtare


Grabitja në Rinas, Paloka: Nuk ka garanci për sigurinë kombëtare

11:29 03/07/2016

Për demokratët grabitja në aeroportin e Rinasit tregon se nuk ka garanci për sigurinë kombëtare. Në një deklaratë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha se siguria kombëtare është kërcënuar më rëndë pas 1997-s.

“Ky sulm me armatim të rëndë ka ndodhur pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit. Akte të tilla kriminale janë përsëritur frikshëm në aksin Tiranë-Vorë-Rinas. Deri tani nuk ka asnjë marrje përgjegjësie nga Edi Rama. Kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë kombëtare?”, deklaroi Paloka.

Sipas tij fakte të reja tregojnë se Rinasi është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe përfitimi. Paloka tha se “rënia” e Rinasit është dëshmi që maskat kanë zëvendësuar ligjin.

/tvklan.al






Të ngjashme