Grabitja në Rinas, “Siguria” i kërkon informacione Tahirit


Grabitja në Rinas, “Siguria” i kërkon informacione Tahirit

11:15 07/07/2016

Komisioni për Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, i ka dërguar një letër Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku i kërkon informacion për grabitjen e datës 30 Qershor në aeroportin e Rinasit, ku vodhën rreth 1 milion euro.

Kërkesa, e cila mban firmën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, vjen pas debateve të bëra në Komision, për çështjen e grabitjes në Rinas.

“Nga anëtarët e Komisionit u kërkua nxjerra e përgjegjësive përkatëse, si Ministria e Punëve të Brendshme, autoritetet e Aeroportit, shoqëria e sigurimit, etj, si dhe u sugjeruan një sërë masash disiplinore, administrative e penale ndaj personave përgjegjës për pasojat e rrjedhura nga kjo ngjarje.

Në këtë kuadër, duke qenë se kjo ngjarje ka nevojë për trajtim dhe analizë më të thelluar dhe informacion më të plotë, u kërkua nga Komisioni që të informohet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, lidhur me problematikën e mësipërme, duke shmangur çështje dhe detaje konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë”,

shkruhet në letrën e drejtuar Ministrit të Brendshëm./tvklan.al

siguria 1

siguria 2





Të ngjashme