Grabitje me armë, qëllohet me plumb në kokë punonjësi i policisë
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve paraprake, një person, nën kërcënim e armës ka grabitur mjetin me targa AA 870 II. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë venë në ndjekje të makinës se vjedhur tip “Porsche” Cayene.
Autori, kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me një plumb në kokë punonjës i policisë, Nikolin Gjergji.
Forca të shumta policie dhe forcat RENEA, rrethuan autorin dhe bënë të mundur neutralizimin e tij. /tvklan.al