Grabitje me maska në Shkodër, autorët përleshen me të zotin e shtëpisë


Grabitje me maska në Shkodër, autorët përleshen me të zotin e shtëpisë

08:50 27/07/2018

Një banesë në Shkodër është tentuar të grabitet. Autorët ishin tre persona të maskuar dhe që mbanin armë me vete. Gjithçka ka ndodhur herët në mëngjes në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Grabitësit sapo hynë brenda në shtepi u përballën me të zotin e shtëpisë dhe i kërkuan para. Më pas, ata e kërcënuan se do ta vrisnin, por Agron Veseli iu përgjigj “më qëlloni se para nuk kam”.

Përplasja e 62-vjeçarit me grabitësit është degjuar nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë.

Kjo e fundit pasi mbërriti në banesë ka arritur të arrestojë vetëm dy prej autorëve Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç.

Ndërsa autori i tretë, një 20-vjeçar, është shpallur në kërkim. Kryefamiljari Agron Veseli nga goditjet e grabitësve ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorëve në momentin e arrestimit, policia u gjeti maska, doreza, dhe një levë hekuri./abcnews.al

 






Të ngjashme