Grabitjet e pikave të karburantit, pamje shokuese të marra nga kamerat e sigurisë
Për të realizuar grabitjet, e ashtuquajtura banda e grabitësve të karburanteve, përdorte dhunë ekstreme.
Filmimet e siguruara nga 3 kamera sigurie të një pike karburanti në periferi të kryqytetit, tregojnë se si vepronin 6 të rinjtë, që tashmë kanë rënë në prangat e policisë për të paktën 6 grabitje të tilla.
Ora shënon 1 pas mesnate kur dhuna nis me punonjësin e kesaj pike karburanti. E sulmojnë njherësh të paktën 3 persona.
Më pas, grabitësit, të paktën 4 të shihen në pamje, sulmojnë edhe punonjësin e dytë, i cili më kot tenton të bllokojë derën e dhomës ku ishte shtrirë për të fjetur. Nuk i kursejnë goditjet ndaj të dy punonjësve. Njërin prej tyre e qëllojnë edhe me kaçavidë. Më pas i lidhin, realizojnë grabitjen e parave, mbushin makinën me karburant dhe largohen.
Anetarët e kësaj bande, Rigels Halmusaj, Aleksandër Daci, Kristi Koleci, Bashkim Mellungja, Ndue Deshaj dhe Fredi Mellungja u arrestuan në operacioni ne koduar “Gjahtarët e Natës”. Ndërsa Gentian Lika u shpall në kërkim.
Ata akuzohen për grabitjen e disa pikave karburanti nga nëntori i vitit të shkuar në Laç, Bërzhitë, Burrel, Lushnjë e Vorë.