Grafistja e famshme e rrjeteve sociale
Kika, vajza nga Serbia që pikturon trupat
Kjo është Kika nga qyteti i vogël i Smederevës, e njohur për grafite dhe punë të tjera të dekorimit. Për tu bërë e famshme në botë nuk i është dashur të shkoj as në kryeqytetin e Serbisë. Ajo bën body painting ose grim mbi trupin dhe ilusione.
Artisten nga Serbia që nuk ka kryer universitetin e artit e njohin në tërë botën. Ajo kishte filluar me një video në rrjetet sociale për të bërë miliona klikime. Para kësaj ka lyer mure dhe ka punuar fytyrat e fëmijëve për ditëlindje. Është nënë e dy kalamajve dhe tani jeton nga puna e saj.
Mirjana Milloshevic –Kika, artiste: Pasi kam grimuar fytyrat e fëmijëve kam menduar se mund të rri dhe ta bëj këtë punë pasi ngjyrat këtu nuk ishin aq të rënda se sa shkallët e drurit që bartja për dhoma. Por, pas një viti kam qenë shumë e lumtur. Në një video kam marrë 40 milionë klikime për një ditë dhe ka qenë befasi.
Artistja nga Serbia bën video në platformë të ndryshme duke përdorur grimin e thjesht. Beson se njerëzit nga qytetet e vogla mund të bëjnë shumë para se të zgjedhin Amerikën për të jetuar atje.
Tv Klan