Gramoz Pashko largohet nga koordinatori i Paktit – (10 Maj 2000)


Gramoz Pashko largohet nga koordinatori i Paktit – (10 Maj 2000)

13:48 10/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Koordinatori special i qeverisë për Paktin e Stabilitetit Gramoz Pashko shumë shpejt do të jetë vetëm këshilltar ekonomik i kryeministrit, pasi me projektet e Shqipërisë për Paktin dhe me zbatimin e tyre do të merret në mënyrë të drejtpërdrejtë ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe e Tregtisë me Jashtë.

Zoti Pashko ka sqaruar sot për Tv Klan lëvizjen më të fundit në qeveri, e cila është inisiativë e kryeministrit Meta.

Gramoz Pashko:- “Arsyeja kryesore që vetë Pakti i Stabilitetit ka evoluar shumë. Ka kaluar nga faza e identifikimit në fazën e organizimit, nga faza e konceptimit të gjërave në fazën e implementimit. Pra kemi të bëjmë tani me programe, konkrete, nisma konkrete të qarta dhe projekte konkrete të qarta, që duhen zbatuar. Shqipëria ka një ministri që meret me koordinimin dhe bashkëpunimin ekonomik e cila ndjek, monitoron drejtpërsëdrejti projektet”.

Gazetarja:- Domethënë termi koordinator për ju nuk do ketë më kuptim më vonë?

Gramoz Pashko:- “Termi koordinator është prapë por nuk është më koordinator i paktit. Unë jam këshilltari i kryeministrit. Është një pozicion që unë e kam pasur gjithë kohës, e kam pasur edhe me dy kryeministrat paraardhës”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari






Të ngjashme