Gramoz Pashko për Paktin e Stabilitetit – (4 Dhjetor 1999)


Gramoz Pashko për Paktin e Stabilitetit – (4 Dhjetor 1999)

16:02 04/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kordinatorin e Paktit të Stabilitetit, zotin Gramoz Pashko.

Gramoz Pashko, Kordinatori i Paktit të Stabilitetit:- “Unë do të kordinoj këtu brenda detyrën midis institucioneve të ndryshme, midis ministrive, midis organizatave të tjera që do të merren me Paktin e Stabilitetit dhe do të jem pika e referimit midis Shtetit Shqiptar ose Qeverisë Shqiptare do të thosha më saktë dhe organizmave ndërkombëtare që do të merren me Paktin e Stabilitetit”.

Gazetarja:- Çfarë pritet të realizoni gjatë detyrës suaj dhe si do e realizoni?

Gramoz Pashko, Kordinatori i Paktit të Stabilitetit:- Pakti i Stabilitetit është një pakt shumë i madh, shumë i gjerë, si të thuash si do ta thonja, është si të thuash Kushtetuta e vitit 2000 për vendet e Europës Juglindore dhe për integrimin e tyre me Europën. Është një program shumë i gjerë që shtrihet që nga ekonomia, fushën sociale, institucionale, demokraci, të drejtat e njeriut etj. Ka shumë reforma për të bërë në të. Unë e shof të tërën si program reformash. Nuk është se reformat do të bëhen nga kordinatori, reformat do t’i bëjnë shqiptarët do t’i bëjë shteti shqiptar, institucionet shqiptare. Unë do të jem gjithnjë pika e kontaktit në bërjen e këtyre reformave. E keni dëgjuar, Korridori 8, jo lidhjet elektrike, projektet e hidrocentraleve, projekte të tjera në transport, telekom etj. etj. Ato përpunohen që të jenë projekte të gatshme në mënyrë që kur të fiksohet shuma e parave që do të destinohet për këtë gjë, ne të jemi të gatshëm me projektin që të shpejtojmë punët. Duke filluar që nga fillimi i vitit që vjen ne do të kemi dhe një paketë konkrete. Ndoshta dhe javën e ardhshme mund të thosha ka një paketë konkrete teknike për të arritur në disa teknikalitete për një nga akset rrugore që po përflitet këto kohë. Duke filluar nga fillimi i vitit që vjen ne do të kemi më konkretisht studimet ekonomike, besoj se për atë e keni fjalën, lidhur me Paktin e Stabilitetit. Cilat do të jenë projektet, çfarë shumash do të vendosen për ku, si, qysh, tek. Ne e dimë në vija të përgjithshme se cilat janë prioritetet tona. Do t’i kordinojmë këto prioritete me fqinjët tanë, do t’i kordinojmë me donatorë dhe shumë shpejt, unë mendoj që nga viti i ardhshëm ne do të jemi shumë më të qartë konkretisht se çfarë do të prekim me dorën e Paktit të Stabiliteti”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme