Gramoz Ruçi deklaron fitoren e Partisë Socialiste në 27 bashki të vendit (2 Tetor 2000)


Gramoz Ruçi deklaron fitoren e Partisë Socialiste në 27 bashki të vendit (2 Tetor 2000)

11:07 02/10/2000

Socialistët kanë folur për fitoren e tyre në zgjedhje me shifra zyrtare bazuar në procesverbalet të komisioneve të votimit nëpër rrethe. Numri 2 i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi fitoren në 27 bashki. Balotazhi në 28 bashki, ndërsa 9 bashki sipas socialistëve, i kanë fituar demokratët.

“Megjithatë mund të konfirmoj që në balotazh fillon nga Berati, Bashkia e Delvinës, Bashkia e Devollit, Bashkia Dibër, në Fier është Maza dhe Bashkia Rroskovec, Bashkia e Libohovës, Bashkia e Krujës dhe e Fushë-Krujës, Bashkia e Rrubikut, Bashkia Prrenjas, Bashkia Divjakë, Bashkia Ballsh, Bashkia Klos, Bashkia Peqin, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Shkodër, Bashkia Tepelenë dhe Bashkia Memaliaj, Bashkia e Vlorës.”

Ndërkohë qëndrimet zyrtare të Partisë Socialiste ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale, do t’i paraqesë rreth orës 18:00 kryetari i kësaj partie Fatos Nano. Në orët e mesditës Kryeministri Ilir Meta ka lëvizur në këmbë në sheshin “Nënë Tereza” ku ka përshëndetur forcat e rendit të cilat ruajnë institucionet e shtetit si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme