Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle intervistë për kryetarin e Partisë Socialiste (6 Korrik 1999)
Kryeministri nuk duhet të zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste në Kongresin e 3-të te kesaj partie. Kryetari i mazhorancës socialiste Gramoz Ruçi nuk ka përjashtuar edhe idenë për votëbesimin e kryesisë socialiste në mbledhjen e së Premtes të KPD-së së kësaj partie e cila do vendosë datën e kongresit.
Gramoz Ruçi: Unë gjykoj dhe mendoj duke u nisur dhe nga përvoja e PS-së këto dy vjet që nuk ka pse të përcaktohet në statutin e partisë që domosdoshmërisht kryetari i partisë duhet të jetë dhe kryetar qeverie. Përkundrazi praktika ka vërtetuar që nëqoftëse do të jesh kryetar partie s’ka pse të jesh kryetar qeverie. Ky është mendimi im sigurisht që këtë të drejtë do ta diskutojmë në Kongres të Partisë kur të diskutohen ndryshimet në statutin e partisë.
Namik Dokle: Në këtë rast nuk do bëja gjë tjetër veçse juve t’ju rekomandoja të lexoni statutin e PS-së, çka ndoshta nuk ka interes për të gjithë teleshikuesit tuaj. Por gjithçka në PS në forumet e saj, qoftë kryesia, qoftë KPD-ja, procedon sipas statutit dhe nëse një propozim është brenda normave të statutit duhet të gjejë përkrahje të plotë, nëse është jashtë normave të statutit ose nuk arrin në nivelet e zbatimit të statutit sigurisht që nuk do të zbatohet./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame