Gramoz Ruçi dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Asamblesë së PS
Gramoz Ruçi ka deklaruar dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.
“Dua të njoftoj për dorëheqjen time si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare”,
u shpreh Ruçi.
Ai deklaroi se funksioni i sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë së PS është një detyrë me kohë të plotë dhe nuk mundet ta përmbushë për shkak të postit të tij të ri si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Ruçi vuri në dijeni Asamblenë që të nisë procedurat përgatitore për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm. Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë së PS që prej vitit 2010.
Në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste prezantohen objektivat e të gjithë ministrave për 100 ditët e para të qeverisë.
/tvklan.al