Gramoz Ruci flet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PS – (16 Prill 2001)


Gramoz Ruci flet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PS – (16 Prill 2001)

10:53 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët do të vendosin gjatë kësaj jave për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë dhe zonat e lira për aleatët. Nëpër konferencat e socialistëve nëpër rrethe janë skulifikuar një pjesë e deputetëve aktualë. Pavarësisht nga këto rezultate, do të jetë kryesia e PS, që do të vendos edhe për 20 vende në zonat elektorale. Në lidhje me fazën e dytë të përzgjedhjes, së 100 kandidatëve për deputetë, sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi u shpreh.

Gramoz Ruçi:- “Do të mblidhen të gjykohen në kryesinë e partisë dhe do t’i vendosë përfundimisht KPD dhe do të shpallen në kongresin e radhës së PS”.

Gazetari:- Megjithatë, një pjesë e madhe e deputetëve janë skualifikuar në këto konferenca.

Gramoz Ruçi:- “Jo nuk është kështu, nuk bëhet fjalë që është skualifikuar pjesa më e madhe, madje është e kundërta, pjesa më e madhe janë kualifikuar nga konferencat”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme