Gramoz Ruçi intervistë për dënimin me vdekje (16 Dhjetor 1998)
Gramoz Ruçi intervistë për heqjen e dënimit me vdekje dhe për marrëveshjen e bërë me Këshillin e Europës. Sipas Ruçit edhe pse kjo marrëveshje është bërë me KE-në, është gjykuar që Shqipëria nuk është gati për të hequr këtë ligj nga Kodi Penal. Kjo për shkak të kushteve dhe rrethanave në të cilat ndodhet vendi. Lënia në fuqi e këtij ligji mendohet se mund të ulë kriminalitetin duke iu garantuar jetën qytetarëve.
” Është bërë një marrëveshje para dy vitesh me Këshillin e Europës. Ne kemi gjykuar në kushtet dhe rrethanat që ndodhet vendi dhe me zhvillimin e kriminalitetit në Shqipëri, nuk është koha dhe momenti për t’a hequr këtë dënim. Ky është një element i domosdoshëm për të ulur kriminalitetin në vend dhe për të garantuar jetën e qytetarëve shqiptarë.”-tha ai./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame