Gramoz Ruçi në Kamëz: T’i gëzoni shtëpitë dhe pronat tuaja (21 Shtator 2000)
Socialistët u kanë kërkuar votat banorëve të Bathores dhe Kamzës në këmbim të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërtimeve të reja, shkollave dhe qendrave shëndetësore. Kandiatin për kryebashkiak të Kamzës e ka prezantuar sekretari i përgjithshëm socialist, Gramoz Ruçi. T’i gëzoni shtëpitë dhe pronat tuaja theksoi Ruçi,përpara banorëve të Kamzës dhe Bathores.
“Ne socialistët nuk bëmë realitet spekullimin politik të Partisë Demokratike, që sapo të vijmë në pushtet veriorët do t’i nisnim andej nga kishin ardhur, por jo. Ne erdhëm në pushtet, nuk përzumë asnjë, u shtuan ata dhe na sollën helmin. T’i gëzoni shtëpitë tuaja në familjet tuaja dhe në pragun tuaj.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame