Gramoz Ruçi për PS – (17 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Socialistët në dilemë përpara tezave të shpalosura nga ish-kryetari socialist Nano gjatë fushtaës për rikthimin në krye të partisë. Vetëm Zv/kryeministri Meta është shprehur deri tani për unifikimin e postit të kryeministrit me atë të kryetarit të partisë në Kongresin e 3-të. Kjo tezë është kundershtuar dje nga ish-kryesocialisti Nano.
Ndërkohë në lidhje me fushatën para kongresore, kryetari i shumicës parlamentare socialiste Gramoz Ruçi shprehet.
Gramoz Ruçi:- “Unë mendoj e gjykoj se as zoti Nano as zoti Meta as ndonjë tjetër si e quani ju, do i kundërshtoja të gjitha deklarimet taksative të tyre për të qënë ky apo ajo. Nuk është çiflik PS e askujt emri të përveçëm. PS është atributi i të gjithë anëtarëve të PS dhe në rrugë institucionale do të zgjidhet edhe problemi i kryetarit por i të tërave institucioneve të PS”.
Gazetari:- Çfarë do të sillte ardhja e zotit Nano në PS?
Gramoz Ruçi:- “Unë nuk paragjykoj që do rikthehet apo s’do rikthehet Nano apo dikush tjetër në PS. Unë jam një socialist dhe mendimet e gjykimet e mija do ti shpreh për këdo kandidat në Kongresin e partisë. Pyetja duhet te jetë, ju që vini kandidaturën ç’farë të re do i sillni PS? Këtë përgjigje do tajapin kandidatët, që unë ende se di dhe mbi bazën e tyre socialistët shqiptar do të gjykojnë dhe do të votojnë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame